Ferati: Të rrëqethet trupi të luash për vendin tënd
Arianit Ferati është shfaqur në konferencë për shtyp së bashku me Alain Giresse një ditë para ndeshjes ndaj Ishujve Faroe.
Ai shfaqi tërë entuziazmin e tij që është pjesë e “dardanëve”, duke mos u përmbajtur edhe në emocione.
"Të rrëqethet trupi të luash për vendin tënd. Shumë kënaqësi të luaj për Kosovën. Të gjithë po kalojmë mirë. Sa herë që kam mundur ta shikoj Kosovën, e kam bërë. Vlerësoj që kombëtarja ka bërë përmirësim të vazhdueshëm. Shpresojmë t’i grumbullojmë të gjithë lojtarët më të mirë kudo që janë për të qenë sa më të fortë”, tha ai.
Arianit Ferati është lojtar titullar i Fortuna Sittard në Holandë. Kjo është hera e parë që është grumbulluar me Kosovën. Në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat e reja të Gjermanisë.