Feraj me pyetje të çuditshme: Po Blinkeni e Hilli a janë me Bidenin? - NACIONALE

Feraj me pyetje të çuditshme: Po Blinkeni e Hilli a janë me Bidenin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë disa pretendime të çuditshme. Në statusin e tij, Feraj ka shkruar se në kohën e presidentit amerikan Donal Trump, “Zajednica” ishte në qendër të dialogut.

Tutje, Feraj shkroi se një Evropë e dobët e harkon politikën e ShBA-së, duke shtuar se “deri sa ta izolojë”. Por ka edhe më shumë.

Feraj e ka shtruar një pyetje absolutisht banale, duke e vë në dyshim përkatësinë dhe afërsinë e Antony Blinkenit, sekretar i Departamentit të Shtetit në Administratën Biden dhe të Christopher Hill me presidentin amerikan Joe Biden.

“Nga Biden, në qendër njohja, te Trumpi, në qendër Zajednica.

Një Europë e dobët e harkon politikën e SHBA-ve deri sa ta izolojë.

Po Blinkeni dhe Hilli a janë me Bidenin?” – shkroi ai.

Në fakt, Blinken është sekretar i DASh-it në administratën Biden dhe Hill është emëruar në kohën e Bidenit në funksionin e ambasadorit të ShBA-së në Serbi.

Lajme të ngjashme