Feraj me interpretim të çuditshëm, pyet se sa dinarë vlen partineriteti me ShBA-në - NACIONALE

Feraj me interpretim të çuditshëm, pyet se sa dinarë vlen partineriteti me ShBA-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit rreth ndalimi të dinarit serb.

Në shkrimin e tij, Feraj ka shkruar se tash partneriteti me ShBA-në po thonë se bazohet në dinarët e Serbisë.

Ai nuk ka treguar se kush po i thotë një gjë të tillë. Megjithatë, Feraj e ka përfunduar shkrimin me një pyetje.

“Fillimisht na thanë se partneriteti me SHBA-të bazohet në vlerat amerikane, tani po na thonë se bazohet në dinarët e Serbisë. Sa dinarë?” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme