Feraj mbron Elvis Hoxhën: Familjarisht ka qenë i persekutuar nga regjimi - NACIONALE

Feraj mbron Elvis Hoxhën: Familjarisht ka qenë i persekutuar nga regjimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Hysamedin Feraj, i ka dalë në mbrojtje Elviz Hoxhës, anëtarit tw Kryesisë së LV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kolegu i tij nga Shqipëria familjarisht ka qenë i persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri.

“Familjen e Elvis Hoxhës e persekutuan dikur serbofilët Xoxe-Hoxha, ndërsa Elvisin u përpoqen ta linçojnë me armën e shpifjes homologët e tyre "antienveristë" kosovar në të tashmen. Meqë doja të zgjasë prania e faktit përkundër shpifjes, e së vëtetës kundër së rremes, e shtyva për sot shpërndarjen e shkrimit të Elvis Hoxhës. Duhet mbajtë në kujtesë demaskimi i shpifjes së kthyer në "fe" të medias së varur nga pozita e djeshme dhe opozita e sotme në Kosovë”, ka shkruar Feraj.

Lajme të ngjashme