Feraj kritikon Rrahmanin e Korenicën, thotë se kërkojnë ligje sipas bindjeve sheriatike - NACIONALE

Feraj kritikon Rrahmanin e Korenicën, thotë se kërkojnë ligje sipas bindjeve sheriatike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, është marrë me të larguarit nga VV-ja, deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Në një shkrim të gjatë mbi 1.200 fjalë, ndonëse e quajti “qasje miqësore”, Feraj ka pasur disa interpretime të ashpra.

Feraj ka shkruar se “rrahmanizmi”, siç e quajti Listën për Familje, tha se “kërkon ndryshimin e përcaktimit kushtetues të shtetit të Kosovës, nga shtet laik në shtet teokratik”.

“Rrahmanizmi

(Po e quaj kështu sipas përfaqësuesit kryesor. Qasje miqësore)

1. Rrahmanizmi kërkon ndryshimin e përcaktimit kushtetues të shtetit të Kosovës, nga shtet laik në shtet teokratik.

Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës shtet laik (neni 8, ndërsa rrahmanizmi përpiqet të miratojë ligje sipas bindjeve sheriatike dhe jo sipas kushtetutës, dhe sipas sheriatit ashtu siç e kuptojnë rrahmanistët” – ka shkruar Feraj, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme