Feraj i VV-së sulmon në mënyrë të ulët Lumir Abdixhikun: Është drejtues i korit pro-serb në Kosovë - NACIONALE

Feraj i VV-së sulmon në mënyrë të ulët Lumir Abdixhikun: Është drejtues i korit pro-serb në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i Qeverisë Kurti për marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, aktivist Hysamedin Feraj, përsëri ka goditur LDK-në. Kësaj here, megjithatë, ai goditjen e ka drejtuar mu në krye të kësaj partie – te kryetari Lumir Abdixhiku.

Kurti është kritikuar nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile, dhe opozita për gjuhë të pamatur psai përmendi mundësinë e luftës në Kosovë pas invazionit rus në Ukrainë.

Dhe siç pritej, aktivistët e partisë së Kurtit i kanë dalë në mbështetje.

Më i zëshmi deri tash është Hysamedin Feraj.

Ai ka bërë një status në të cilin e konsideron Abdixhikun si “drejtues të korit në Kosovë” që thotë se Vuçiqi është engjëll e Albini është djall, dhe se Serbia do paqe e Kosova luftë. Pra, bëhet fjalë për një kor që nënkuptohet të jetë pro-serb e anti-kosovar.

LDK asnjëherë nuk ka amnistuar Serbinë dhe retorikën e saj agresive e luftënxitëse, gjë të cilën nuk e ka bërë as Lumir Abdixhiku.

Statusi i plotë:

Koncert: këndim në kor

Arritja më e madhe e opozitës (kundër vetes) në Kosovë:

- Serbia dhe Vuçiqi duan paqe, Albini do luftë;

- Serbia dhe Vuçiqi pacifistë, Kosova dhe Albini luftënxitës!

- Kushdo që njofton rrezikun e agresionit nga Serbia pacifiste i ka shpallur luftë Serbisë!

- Vuçiqi engjëlli, Albini djalli!

- Reciprociteti është deklaratë lufte që Kosova i shpall Serbisë

Ka kohë që këtë melodi, bazuar në kontrapunkte, e dëgjojmë nga Serbia.

Tani kori po e këndon edhe brenda Kosovës.

Drejtues kori në Kosovë: Lumir Abdixhiku.

Luajnë në instrument:_______

Dëgjues të kënaqur:_________

Lajme të ngjashme