Feraj i thur lavde shefit: Ku ka Albin, ka gjithmonë shpresë - NACIONALE

Feraj i thur lavde shefit: Ku ka Albin, ka gjithmonë shpresë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka shkruar publikuar një shkrim, në të cilin i ka thurur lavde shefit të tij partiak e qeveritar. Po pra, Feraj ka shkruar fjalë të mira për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në shkrimin e tij, këshilltari i Kurtit ka përmendur normalitetin psikologjik, duke aluduar se Kurti po e ndalon rrokullisjen drejt greminës. Tutje, ai ka pasur kritika ndaj kritikëve të Kurtit, duke akuzuar se ata e dërguan Kosovën drejt greminës, e cila greminë përbëhet nga “zajednica, hajnia dhe motoja “japim territor për pushtet””.

“Është fitore edhe vetëm sikur Albini, sipas premtimit, t'i kishte siguruar Kosovës ndalimin e rrokullisjes drejt greminës (zajdnicës, hajnisë, motos "japim territor për pushtet"..), ku dje e shtynin me epsh kritikët e tij të sotëm.” – shkroi ai.

Pas këtyre fjalëve, ai ka shkruar se “ku ka Albin, ka gjithmonë shpresë”.

Lajme të ngjashme