Feraj “harron” kritikat ndaj Hovenierit dhe ShBA-së, e lavdëron shefin e CIA-s: E ku mund të flinte i qetë, përveçse në Kosovë
Aktivisti i VV-së, Hysamedin Feraj, i cili njihet për kritika të ashpra ndaj zyrtarëve amerikanë, i është gëzuar takimit të kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Berns.
Ai ka glorifikuar faktin se pse zyrtari i lart amerikan qëndroi një natë në Kosovë.
Feraj ka arsyetuar edhe mbajtjen e dorës në xhep të shefit të CIA-s gjatë përshëndetjes me Kurtin.
“E ku mund të flinte i qetë, përveçse në Kosovë, e me kë mund të takohet kaq lirshëm, me dorën në xhep, veçse me miqtë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Vetëm pak orë më parë, Feraj kishte shkruar një status, ku e kritikonte ashpër ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.