Feraj e kritikon opozitën rreth debatit për “Zajednicën”: Përsëritën se janë humbur jetë njerëzish
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar debatin e opozitarëve kundër pushtetit rreth Asociacionit, temë që dje u diskutua në Kuvend gati 10 orë.
Feraj ka shkruar se opozita e përsërti dje gjatë debatit se “janë humbur jetë njerëzish duke kundërshtuar Zajednicën”, termi si dikur LVV-ja e përdorte për të përkufizuar Asociacionin.
“Sot opozita përsëriti se janë humbur jetë njerëzish duke kundërshtuar Zajednicën.
Por, si përherë, nuk treguan kush e mbrojti deri me aq dhunë sa ua mori jetën!
Kjo është vrasja e tyre për së dyti!
Lavdi Astrit Deharit!” – shkroi Feraj.