Feraj e çon në qiell Kurtin: Falënderimi i takon Albinit - NACIONALE

Feraj e çon në qiell Kurtin: Falënderimi i takon Albinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrin Albin Kurti, ka thurur elozhe për shefin e tij.

Në stilin e një besimtari që falënderon Zotin, Feraj ka falënderuar Kurti për ndryshimet që ka sjell në Kosovë.

Sipas tij, kishin të drejtat ata që thoshin: "Albini i bën të gjithë më të mirë"!

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se Kurti i ka bërë të gjithë më patriot.

Nuk thoshin kot "Albini i bën të gjithë më të mirë"! Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër Zajednicës, sidomos Lumiri, Memli, dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet! Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi! Falenderimi i takon Albinit”, ka shkruar Feraj.

Lajme të ngjashme