"Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt", Kurti uron Ditën e Fëmijëve - NACIONALE

"Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt", Kurti uron Ditën e Fëmijëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Fëmijëve përmes një postimi në Facebook duke shkruar se ndër të tjera se ata “janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes.”

Postimi:

Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes.

Ata na gëzojnë dhe na i mbushin ditët plot hare si dhe na bëjnë të mos harrojmë rëndësinë e çiltërsisë dhe harmonisë.

Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë.

Festojmë ditën e fëmijëve, festojmë të ardhmen.

Lajme të ngjashme