Fëmijët në oborr, mësuesit në grevë – Pamje nga shkollat në Prishtinë - NACIONALE

Fëmijët në oborr, mësuesit në grevë – Pamje nga shkollat në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhjëtra fëmijë në Shkollën “Dardania” që do të uleshin për herë të parë në bankat shkollore, nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo pasi mësimdhënësit janë në grevë, duke kërkuar 100 euro shtesë deri te miratimi i Ligjit të Pagave.

Megjithatë, disa prindër që jetojnë në lagjen Dardania, i kanë dërguar fëmijët në oborr të shkollës. Megjithatë, dyert e shkollave ishin të mbyllura.

Edhe në këtë shkollë, shumica e mësimdhënësve po e mbajnë grevën. Megjithatë, një nga mësueset ka vendosur ta mbajë mësimin me nxënësit e saj.

Pamjet e realizuara nga Nacionale:

Lajme të ngjashme