Fehlinger: Serbia po planifikon luftën e ardhshme ballkanike për të aneksuar veriun e Kosovës
Ekonomisti dhe njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger, ka shkruar disa statuse në platformën “X”, ku ka ngritur disa alarme.
Në njërin nga këto postime, Fehlinger ka shkruar se Serbia po planifikon luftën e re në Ballkan. Sipas tij, nëse nuk ndalohet nga Perëndimi, atëherë Serbia do të synojë aneksimin e veriut të Kosovës dhe lindjes së Bosnjës.
“Vuçiq po planifikon Luftën e ardhshme Ballkanike për të aneksuar Bosnjën Lindore RS dhe Kosovën e Veriut nëse ne nuk e pengojmë atë” – shkroi ai.
Vucic is planning the next Balkan War to annex Eastern Bosnia RS and North Kosovo if we do not deter him @usambserbia pic.twitter.com/bvy8HHUb9u
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) December 29, 2023
Edhe në një postim tjetër, Fehlinger ngriti të njëjtat dilema.
“Serbia do të nisë luftën e ardhshme të aneksimit për t'u shmangur nga problemet e saj të brendshme këtë janar 2024
Nëse protesta e Beogradit nuk ka sukses, ne do të përballemi përsëri me luftë” – shkroi ai.
Serbia will start the next war of annexation to deflect from her internal troubles this January 2024
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) December 29, 2023
If the Belgrade protest do not succeed we will face war again pic.twitter.com/yyOepN2bWU