Faton Peci takohet me Adelina Ismajlin, flasin për lirinë, shtigjet dhe identitetin
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar një takim “plot frymëzim” me këngëtaren kosovare Adelina Ismajli.
Peci shkroi se biseda ishte “e hapur dhe miqësore”, dhe që Adelina mbetet “simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese” – padyshim referencë për çdo herë që dikush tenton të këndojë apo vallëzojë në Kosovë.
Sipas kryetarit, kontributi i saj e ka bërë atë pjesë të historisë.