Faton Peci: LDK-ja ka nisur ta kopjoj Vetëvendosjen
Ministri i Bujqësi, Faton Peci ka komentuar videon e publikuar nga Forumi i Rinisë së Lidhja Demokratike e Kosovës ku Qeveria Kurti bëhet përgjegjëse për rritjen e çmimeve.
Peci ka thënë se kur e ka pa një video të tillë i ka shkuar në mendje se mund të jetë reklamë e marketeve komerciale në Kosovë.
“LDK-ja paska nisur që ta kopjoj Lëvizjen Vetëvendosje, unë mendoj se secili subjekt politik duhet të qëndrojë në atë tipin që e ka krijuar për një kohë”, ka deklaruar Peci në RTV Dukagjini.
Ministri i Bujqësisë ka thënë se mbetet në vendimmarrjen e partisë opozitare se ata kanë të drejtë me zgjedh se si do ta kritikojnë qeverinë.
Ndërkohë ai ka folur edhe për rritjen e çmimeve që sipas tij kjo është e vërtetë por, ai ka disa plane që nëpërmjet institucionit që udhëheq t’i subvencionojë disa kultura bujqësore në mënyrë që të ketë sa do pak efekt në rritjen e çmimit.