Faton Klinaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Ju dërgojnë të fala
Faton Klinaku nga OVL UÇK-së ka vizituar sot në Hagë Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Hashim Thaçin.
Nga atje, Klinaku ka shkruar se të gjithë janë mirë me shëndet dhe se po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive.
Ai në fund ka shkruar “ju dërgojnë të fala”.
“I përfunduam vizitat edhe me Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Hashim Thaçi. Të gjithë 8 shokët janë mirë me shëndet, qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive, dhe ju dërgojnë të fala.” – ka shkruar Klinaku.
