Faton Klinaku: Ka raste që Specialja iu ka premtuar strehim e banim jashtë Kosovës, që të dëshmojnë rrejshëm
Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ka ngritur pretendime se Zyra e Prokurorit të Specializuar, iu ka premtuar strehim e banim disa personave, që të dëshmojnë rrejshëm, por se këta kanë refuzuar.
Këto pretendimet, ai i ka bërë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi.” – ka thënë ai.
Në fund, Klinaku ka shkruar: “Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë.”
Postimi i plotë:
Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar.
Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi.
P.S
Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë.