Faton Klinaku i bën publike letrat e shkëmbyera me kryeministrin Kurti
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku i ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook letrat të cilat i kanë dërguar me kryeministrin Kurti, për çështjen e veteranëve.
Në letrën e Klinakut tregohet se Kurti ka kërkuar hartim të një ligji të ri i cili nis një process të vlereësimit e verifikimit për të gjithë pjesëmarrësit e luftës.
Përderisa derisa të përfundojë procedi i ri, Kurti si mbështetje shtesë i ka ofruar përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës.
Por nga OVL UÇK është konsideruar ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimi për hartimin e një ligji të ri, i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës.
Letrat e shkëmbyera:



