Faton Bislimi jep dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Aktivisti i LDK-së, Faton Bislimi, ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK.
Përmes një letre drejtuar organeve të partisë, ai ka bërë me dije se nga sot largohet nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i LDK-së.
Në letrën e tij, ai ka lënë të kuptohet se nuk ka qenë i kënaqur me lideshipin e kësaj partie.
“Po ju shkruaj për t’ju njoftuar me vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, efektivisht nga sot. Marrja e këtij vendimi nuk ishte aspak e lehtë! Por, në mes të heshtjes përballë injorimit të paarsyeshëm, personalizimit të skajshëm, dhe përpjekjes perfide për sforcim të pozitës personale e jo të partisë, kryesisht nga kreu i saj në njërën anë, dhe besimit të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vizionit rugovist, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmit autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si hisedarë e jo si shërbëtorë të partisë; unë zgjedh këtë të fundit”, është thënë në letrën e tij.