Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili dyshuar për spiunazh.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Sipas saj, në këtë mënyrë është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. i dyshuar për veprën penale Spiunazhi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026 ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 08.05.2026.”, është shprehur Gashi.