Fatmir Limaj e falenderon Edi Ramën për paraqitjen në Këshill të Europës - NACIONALE

Fatmir Limaj e falenderon Edi Ramën për paraqitjen në Këshill të Europës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar sot në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Limaj e ka falenderuar kryeministrin Rama për paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës, teksa thotë se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri.

“Sot në Tiranë takova kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, me të cilin biseduam për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.Kryeministrin Rama e përgëzova dhe e falenderova për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës. Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe”, shkruhet në faqen e Nismës në Facebook.

Limaj ka thënë se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Gjatë këtij takimi theksova rëndësine e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroj gjithë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova’, thuhet në njoftimin e Nismës.

Për takimin me Limajn ka njoftuar edhe Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Liria ka emër, kafe me Fatmij Limaj”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme