Fatmir Humolli: Nuk do të jem pjesë e garës në zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

Fatmir Humolli: Nuk do të jem pjesë e garës në zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës që dikur ishte pjesë e VV-së, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, nuk do të garojë.

Ai ka thënë se me disa persona, figura të çështjes kombëtare kanë synuar krijimin e një partie të re politike. Megjithatë, Humolli tha se bazuar në matjet që i kanë bërë, ata nuk do ta kalonin pragun.

“Partitë politike aktuale nuk kanë ndonjë dallim në esencë, ne me shokët tanë nuk kemi arrit me ndërtu një grup që ka mundësi me u qas në mënyrën se si qasna unë në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi bë përpjeke me ndërtua një subjekt politik, me hy në garë dhe në këtë garë me kaluar pesë përqindëshin dhe kalkulimet që po i bënë grupi jonë, nuk kemi mundësi me kaluar pesë përqindëshin. Nuk do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse në politikë kam hy për mision kombëtar”, tha Humolli në Tëvë1.

Lajme të ngjashme