Faqja e institutit të Ramabajës bie nga sistemi: Diçka po ndodh!
Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i VV-së, që një kohë udhëheq një uebfaqe në internet, të cilin e ka quajtur në mënyrë të njëanshme si “institut”.
Madje, jo vetëm institut, por institut shqiptar (ndonëse Ramabaja e shkroi me një ë më shumë).
Megjithatë, faqja e institutit është e paqasshme. Pra faqja e institutit është jashtëfunksionit, ndërsa në ballinë është shkruar në gjuhën angleze “Diçka po ndodh!”.
Sjellim ndër mend që Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e kishte financuar me disa mijëra euro këtë institut.