Familjarët e Hashim Thaçit në Hagë, pak orë para shpalljes së aktgjykimit
Familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhen në Hagë, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Që nga dita e hënë, familjarët e Thaçit, së bashku me familjarë të ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, kanë nisur vizitat e fundit para shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Seanca për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.
Katër ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuzat e Prokurorisë së Specializuar, ndërsa nesër pritet të merret vendimi në këtë proces gjyqësor.