“Falemnderit Distria dhe Donjeta”: Konjufca uron fitoret e sportistëve kosovar në Olimpike - NACIONALE

“Falemnderit Distria dhe Donjeta”: Konjufca uron fitoret e sportistëve kosovar në Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas shkëlqimit të xhudistet kosovare, Distria Krasniqi, në dy ndeshje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar dhe falënderuar teksa është shprehur krenar me punën e tyre.

Fillimi i mbarë gjysma e punës. Pas fitores së parë të boksieres tonë, Donjeta Sadikut, vazhdon suksesi i spotistëve tanë në Lojërat Olimpike - Paris 2024, këtë radhë me fitoren e xhudistes Distria Krasniqi. Donjeta, Distria, faleminderit për emocionet që na dhatë!”, ka shkruar Konjufca.

Juve dhe të gjithë sportistëve ju uroj sa më shumë suksese dhe medalje! Jemi krenarë me ju dhe jam i bindur se të gjithë do të jepni gjithçka nga talenti juaj duke e ngritur lart emrin e Kosovës”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme