“Fake opozita”: Manxhuka i VV-së e akuzon PDK-në e LDK-në për “fake profile”, i përmend “kinezët” - NACIONALE

“Fake opozita”: Manxhuka i VV-së e akuzon PDK-në e LDK-në për “fake profile”, i përmend “kinezët”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, ku është marrë me opozitën.

Përkundër kritikave të ShBA-së ndaj Qeverisë Kurti, Manxhuka ka zgjedhur të merret me një temë krejt tjetër. Manxhuka ka shkruar një status, duke pretenduar se opozita po përdorë “fake profile”.

“Meqë opozita nuk po mund të investojë në të vërtetën, po investon shumë në të pavërtetën. Ditë më parë ilustruam me foto e video profilet e rreme të LDK-së ndërkaq këto më poshtë janë të PDK-së. Gënjeshtrat që nuk mund t’ja thonë më popullit, duan t’ja thonë tash vetes me fake profile.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme