Fadil Fazliu deklarohet pafajshëm në Gjykatën Speciale në Hagë - NACIONALE

Fadil Fazliu deklarohet pafajshëm në Gjykatën Speciale në Hagë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fadil Fazliu është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale për të gjitha pikat e aktakuzës e cila e ngarkon me tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

“I pafajshëm, kam bisedu edhe me avokatin por unë jam i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm”, tha ai.

Fadil Fazliu është vëllai i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.

Fazliu bashkë me Bashkim Smakajn e Isni Kilajn te enjtën u arrestuan nga Specialja me akuzat për pengim të drejtësisë.

Lajme të ngjashme