Fabrika e Municioneve, Kurti flet se "municionet e para i prodhojmë në fund të 2026-ës"
Albin Kurti i Vetëvendosjes në mbledhjen e sotme të Qeverisë një nga pikat kyçe të rendit të ditëse pati kërkesën për shpronësimin e pronave të paluajtshme në funksion të ndërtimit të zonës industriale të mbrojtjes në Gjakovë. Me miratimin e këtij vendimi, ai theksoi se i hapet rruga fillimit të punimeve për fabrikën e parë të municioneve në Kosovë.
“Kjo do ta rrisë sigurinë, do ta forcojë ushtrinë dhe do të rrisë kapacitetet tona. Ndërtimi i kësaj fabrike do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm dhe municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026”, tha Kurti. Ai shtoi se zona industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë të fushës së mbrojtjes, përfshirë prodhimin e dronëve ushtarakë dhe civilë “Made in Kosova”.
Kurti deklaroi se Qeveria e ka “katërfishuar buxhetin për mbrojtje” dhe ka “dyfishuar numrin e ushtarëve”, duke theksuar mbi 430 milionë euro investime në armatim gjatë mandatit aktual dhe planin për mbi 1 miliard euro në mandatin e ardhshëm. “Duke rritur ushtrinë, e sigurojmë Republikën”, u shpreh ai.