"Europa e Ballkanit": Rama publikon foto nga salla ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit
Sot do të mbahet Samiti Procesi i Berlinit në Tiranë.
Ndërkohë, pak para fillimit të samitit, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar fotografi nga vendi ku mbahet sot samiti.
Ai ka thënë se samiti do të mbahet në “Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar”.
Më tej, ai ka thur lavde edhe për Shqipërinë të cilën e ka quajtur “Europa e Ballkanit”.
“MIRËMËNGJES dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.” – ka shkruar Rama duke ia bashkëngjitur edhe fotografinë nga tyreza e diskutimeve.