Eurogol i Muriqit, Kosova kalon në epërsi kundër Irlandës Veriore - NACIONALE

Eurogol i Muriqit, Kosova kalon në epërsi kundër Irlandës Veriore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova ka kaluar në epërsi kundër Irlandës Veriore, falë një goli spektakolar të Vedat Muriqit nga 20 metra.

Sulmuesi "dardan" shtangi portierin kundërshtar me goditjen e tij.

Ky gol erdhi në minutën e 58-të, vetëm një minutë pasi gjyqtari i ndeshjes anuloi për pozitë jashtë loje një gol të Irlandës Veriore.

Përgjithësisht, Kosova nuk e ka nisur aspak mirë pjesën e dytë, por për dallim nga 45 minutat e para, me një rast të vetëm "dardanët" i ndëshkuan vendësit.

Lajme të ngjashme