Eurodeputeti gjerman pas deklaratës së ministres serbe: S’mund të injorohet, pres të shkarkohet - NACIONALE

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës së ministres serbe: S’mund të injorohet, pres të shkarkohet

2 orë më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila pak ditë më parë deklaroi se, sikur të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Gahler theksoi se deklarata të tilla nga ministra të një shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të anashkalohen.

Ai gjithashtu bëri të ditur se pret që ministrja serbe të largohet nga posti i saj.

“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, ka thënë ai në X.

Lajme të ngjashme