EULEX njofton se ka dislokuar një ekip të specializuar për veriun e Kosovës
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), përmes një njoftimi, ka treguar se ka dislokuar një ekip prej gjashtë këshilltarësh policorë
“Më 23 nëntor, një Ekip i Specializuar (ES) prej gjashtë Këshilltarësh Policorë u dislokua në Kosovë për të përforcuar kapacitetin këshillues dhe monitorues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me mandatin e EULEX-it për t’i mbështetur institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë, në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.” – thuhet në njoftimin e misionit.
Tutje, EULEX ka treguar se ky ekip synon të krijojë një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës.
“Dislokimi i ES të EULEX-it do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit derisa Misioni ta ketë krijuar një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës.” – thuhet tutje aty.