EULEX-it i vazhdohet mandati deri më qershor 2025
EULEX-it i është vazhduar mandati deri në vitin 2025.
Kështu ka vendosur Këshilli i Bashkimit Evropian, duke ia vazhduar mandatin misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) deri më 14 qershor të vitit 2025.
“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që EULEX KOSOVË të zgjatet deri më 14 qershor 2025. KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, EULEX KOSOVO duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale.” – thuhet në vendimin e tyre.
Ndërkohë, raportohet se buxhet i paraparë do të jetë 165 mijë euro.
