EULEX: Gjendja në katër komunat veriore është e qetë
Gjendja në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe “është e qetë” dhe se “të gjitha përpjekjet janë të përqendruara në depërshkallëzim”, ka thënë Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në një përgjigje për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug”.
EULEX gjithashtu tregon se “një numër shumë më i vogël qytetarësh” po mbledhen rreth komunave për të protestuar.
“Kjo është e nevojshme dhe në interes të sigurisë së Kosovës dhe mirëqenies së të gjithë komuniteteve”, ka thënë misioni evropian.