ETEA: Mësimi të fillojë jo më larg se më 5 shtator - NACIONALE

ETEA: Mësimi të fillojë jo më larg se më 5 shtator

3 javë më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare ETEA, i ka bërë thirrje qeveirsë dhe sindikatave, për dialog, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për fillimin e mësimit, më së largu deri më 5 shtator.

Sipas kësaj organizate, është e papranueshme që “lojërat” të bëhen në kurriz të fëmijëve.

Postimi i plotë i organizatës:

“Është po kaq e pajustifikueshme ngarkesa emocionale dhe konfuzioni mendor që u shkaktohet fëmijëve për pothuajse çdo fillim të vitit të ri shkollor.

Sektori i arsimit në Kosovë është në krizë të thellë dhe për këtë janë të vetëdijshëm krerët e institucioneve dhe sindikatave.

Por, në njërën anë Qeveria e Kosovës duke mos e prioritizuar arsimin, kurse në anën tjetër sindikatat duke shkaktuar bllokadë totale të arsimit në mënyrë të përsëritshme (instrumenti më ekstrem sindikal), qartazi po shpërfaqin papërgjegjësinë e tyre profesionale dhe humane në raport me fëmijët dhe vendin”, thuhet në reagim.

Organizata ETEA konsideron se është urgjente dhe kërkon nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që të mos i shndërrojë fëmijët në instrument sindikal, por të shfrytëzojë mënyra tjera të të bërit presion ndaj institucioneve për mirëqenie të mësimdhënësve/eve, qëllim ky për të cilin ETEA thotë se e mbështetë dhe angazhohet vazhdimisht.

Tutje, ETEA e konsideron urgjente dhe i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që të vihet në krye të detyrës duke u angazhuar për dialog dhe gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e pakënaqësive pasi kjo është detyrë dhe përgjegjësi e plotë e kësaj të fundit.

“Është e domosdoshme që, viti shkollor të fillojë jo më larg se më datë 05.09.2022 dhe mbi të gjitha, të prioritizohet arsimi në Kosovë”

Lajme të ngjashme