Eskalon zëdhënësi i AAK-së: Lumir mos e kruaj me Aleancën, s’ke ‘këllçe’ t’i bësh opozitë Kurtit - NACIONALE

Eskalon zëdhënësi i AAK-së: Lumir mos e kruaj me Aleancën, s’ke ‘këllçe’ t’i bësh opozitë Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëim Blaka, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sot e përmendi këtë subjekt politik.

Abdixhiku më herët duke aluduar në Agim Veliun e Skender Hysenin, tha se “e kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Blakës së AAK-së, i cili i kërkoi Abdixhikut të mos ‘kruhet’ me AAK-në.

“Lumir Abdixhiku, një "parashutist" në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t'i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karrika në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s'ka këllçe t'i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër dikur bashkëpunëtorët e ngushtë, Agim Veliu e Skënder Hyseni.

Teksa nuk ua përmendi emrat, ai iu përgjigj gazetarit, duke thënë se ata e sollën LDK-në në nivel të AAK-së.

Tutje, i pari i LDK-së shtoi se nëse të apostrofuarit kanë ndonjë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm ta paraqesin në kuvend të partisë.

“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti.

Lajme të ngjashme