Eskalon Rron Gjinovci: Kryeministri ja QR e degjeneroj opozitën - NACIONALE

Eskalon Rron Gjinovci: Kryeministri ja QR e degjeneroj opozitën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci, analist dhe ish-moderator, ka shkruar një status të shkurtër, në të cilin ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, i cili foli për qëndrimet e opozitës karshi planit franko-gjerman.

Në fakt, në një status, z. Gjinovci ka përdorur një gjuhë interesante për të komentuar deklaratën e Kurtit, e cila ishte edhe kritikë ndaj opozitës.

Sipas z. Gjinovcit, kryeministri Kurti e ka degjeneruar opozitën.

Kujtojmë që Kurti u reagoi partive opozitare, të cilat e kritikuar për mostransparencë dhe fshehje të diskutimeve në Bruksel. Kurti e ka përmendur Gabriel Escobarin, të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Përëndimor, duke theksuar se të njëjtat fjalë opozita do të duhej t’ia thoshte edhe atij.

“Unë ju inkurajoj që ashtu siç jeni të vendosur për Kosovën se nuk pranojmë asgjë që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë kurgjo që s’është marrëveshje finale. Aman qëto ja thuani qështu me të njëjtin zell edhe Escobarit. Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë” – tha ai.

Lajme të ngjashme