Eskalon rëndë në fyerje Vulini, ofendon Hovenierin dhe të gjithë shqiptarët
Politikani më famëkeq aktualisht në skenën politike serbe, i sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksandar Vulin, është lëshuar në gjuhën e tij të zakonshme fyerëse ndaj amerikanëve por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi duke përdorur termin “shiptar”.
Vulin i është drejtuar ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me fjalët “i ashtuquajturi ambasador” teksa tha edhe se “nuk e njoh si ambasador”. Për ta çuar në nivele edhe më të rënda fyerjen ndaj Hovenier, ai duke përdorur termin përbuzës ndaj shqiptarëve si “shiptar” tha se “as shqiptarët nuk e njohin Hovenierin”.
“I ashtuquajturi ambasador i ShBA-së në Prishtinë ka problem me deklaratën e Kuvendit Gjithëserb. Hovenier-i nuk ka problem që Kurti ndalon dinarin dhe që shkel çdo marrëveshje qe 12 vite dhe pa e zbatuar Asociacionin, por inatoset që Serbia dhe Srpska nuk e njohin Kosovën. Nëse atij i vjen më lehtë, as ne nuk e njohim si ambasador, dhe që madje as ‘shiptarët’ vështirë se e njohin. Prandaj edhe Hovenieri kryen punën e tij në Prishtinbë sikur ta kishin dërguar aty për ta dënuar”, ka thënë Aleksandar Vulin, siç e citoi Novosti.