Eskalon Azemi i VV-së, kritikuesit e ndalimit të dinarit i quan “argatë” të Serbisë apo Rusisë
Egzon Azemi, aktivist i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar reagimet kritike ndaj ndalimit të dinarit serb nga Banka Qendrore e Kosovës.
Azemi ka gjetur një cilësim absolutisht të ashpër dhe arbtitrare për krejt ata që kundërshtojnë, kritikojnë ose reagojnë për ndalimin e dinarit.
“Argat të Serbisë apo Rusisë” janë ata që reagojnë në lidhje me këtë temë në mënyrë kritike.
“Argat janë ata që më shumë reaguan për dinarin serb se për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
Vendor apo nderkombëtar, janë argat të Serbisë apo Rusisë. Vlerat që po mbron Republika e Kosovës janë pro perendimore.” – shkroi ai.
Argat janë ata që më shumë reaguan për dinarin serb se për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
— Egzon Azemi (@egzonazemii) February 6, 2024
Vendor apo nderkombëtar, janë argat të Serbisë apo Rusisë. Vlerat që po mbron Republika e Kosovës janë pro perendimore.