"Është thelbësor për vendimmarrjen", Kurti flet rreth rëndësisë së regjistrimit të popullsisë - NACIONALE

"Është thelbësor për vendimmarrjen", Kurti flet rreth rëndësisë së regjistrimit të popullsisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në takimin dhe tryezën e diskutimit me titull “Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2024” të organizuar nga Agjencia i Statistikave të Kosovës.

Në fjalën e tij ai tha se ky regjistrim është më shumë se numërim; është angazhimi ynë për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.

“Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel. Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”, u shpreh kryeministri, bëri të ditur Zyra e Kryeministrisë.

Ai e rikonfirmoj angazhimin e Qeverisë ndaj procesit të Regjistrimit të Popullsisë, që është thelbësor për një vendimmarrje të informuar, për nxitjen e drejtësisë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme