“Është patetik” – avokati i Veselit përplaset me prokurorin në Hagë - NACIONALE

“Është patetik” – avokati i Veselit përplaset me prokurorin në Hagë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka bërë disa parashtrime në lidhje me nxjerrjen e materialeve.

Por, anëtari i Prokurorisë, Haëling ka thënë se avokati i Veselit po spekulon.

“Mbrojtja e Veselit po spekulon sepse nuk mund ta dijnë çfarë ka në ato dokumente”, deklaroi prokurori.

Ndaj kësaj deklarate, reagoi ashpër avokati Emmerson.

“Nuk ngrihem në këmbë, edhe pse ai ka zakon të jetë patetik. Ne nuk duhet ta humbasim datën për dorëzimin e dosjes paraprake. Me respekt do të doja t’i kërkoja që të tërhiqej nga pjesa e parashtrimeve që ai bëri”, tha Ben Emmerson

Lajme të ngjashme