“Është kënaqësi e veçantë”: Jahja Kokajt ndihet i kënaqur teksa flet për vdekjen e Ferid Muradit
Jahja Kokaj, deputet i VV-së, e mori fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës. Në fjalën e tij, ai e kujtoi mjekun me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, i cili ndërroi jetë ditë më parë.
Në fjalën e tij, teksa fliste për vdekjen e Muradit, Kokaj theksoi se “kur flasim për vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad është një kënaqësi e veçantë”.
“Deshta të marr një minutë për kujtuar rastin e vdekjes. Vdekja është diçka e frikshme, por kur flasim vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad, është një kënaqësi e veçantë, me të cilin mburremi ne dhe tërë bota” – tha ai.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës mbajti edhe një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Muradit.