Escobar u ndal sot edhe në Pejë: Takoi Gazmend Muhaxherin - NACIONALE

Escobar u ndal sot edhe në Pejë: Takoi Gazmend Muhaxherin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka qëndruar për vizitë në Manastirin e Deçanit e më pas, ka vizituar edhe Pejën.

Vizita e Escobar ndodhi një ditë pas vendimit të Qeverisë për pronat e Manastirit.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka njoftuar:

'Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë.

Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës'

Lajme të ngjashme