Escobar thotë se Vuçiq është i përkushtuar për stabilitetin rajonal - NACIONALE

Escobar thotë se Vuçiq është i përkushtuar për stabilitetin rajonal

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pas bisedës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, mund të thotë se është plotësisht i përkushtuar për stabilitetin rajonal.

Sipas tij, duhet të përdoret ai vullnet i mirë, i cili, sipas mendimit të tij, ekziston nga të dyja palët.

Escobar tha në margjinat e Forumit Strategjik në Blad, se shpreson se nuk do të ketë nevojë të flitet për ndarje në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Escobar se shumë njerëz në rajon janë të shqetësuar për orientimin e Serbisë, por se ai beson se anëtarësimi në BE është aspirata e Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë me të vërtetë besoj dhe shpresoj se aspirata e Serbisë është që të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe se nuk do të duhet të flasim për ndarje në Ballkanin Perëndimor. Pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të them se ai është plotësisht i përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal, se ai nuk dëshiron dhunë, të përdorë atë vullnet të mirë dhe vullnetin e mirë të palës tjetër, Kosovës, dhe shpresoj që liderët në rajon të dëgjojnë atë që (Presidentja e Komisionit Evropian) Ursula Von der Leyen tha se Ballkani Perëndimor me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se qytetarët e duan këtë hapësirë. Ne shohim optimizëm nga të gjitha anët”, tha Escobar.

Lajme të ngjashme