Escobar për hapat drejt deeskalimit: Nuk e kemi marrë plotësisht zotimin nga Kosova - NACIONALE

Escobar për hapat drejt deeskalimit: Nuk e kemi marrë plotësisht zotimin nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë raportimit të fundit para Komisionit të Dhomës për Marrëdhëniet me Jashtë, Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, u pyet mbi në veri të Kosovës dhe hapat e ndërmarrur për qetësimin e situatës. Duke adresuar shqetësimet e ngritura nga republikani Thomas Kean, Escobar përshkroi një plan gjithëpërfshirës që synon de-përshkallëzimin e situatës dhe nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me hapat e palëve drejt de-përshkallzimit, Escobar pranoi se kërkoheshin përpjekje të mëtejshme nga pala kosovare.

Fokusi kryesor i diskutimit u rrotullua rreth tre pikave kyçe të propozuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të rivendosur paqen dhe për të nisur një dialog kuptimplotë.

Ndërsa sa i përket gatishmërisë për de-përshkallzim, Escobar tha se nevojiten përpjekje të mëtejshme nga pala kosovare.

Emisari i ShBA-së tha se ka pajtim me Kosovën në synimet për të vendour standardet demokratike por ai shprehu nevojën për harmonizim më të madh me planin e lehtësuar evropian, duke i kërkuar Kosovës që të përqafojë plotësisht kushtet e propozuara.

“ShBA dhe BE kanë hartuar një plan prej 3 pikësh që përfshin de-përshkallëzimin. Largimi i policisë speciale, tërheqja e protestuesve dhe procesi për krijimin e zgjedhjeve të reja me pjesëmarrjen e serbëve pa kushte dhe më pas kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pra këto janë kushtet. E kemi marrë zotimin nga Serbia se do t'i largojnë protestuesit dhe do të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje. Nuk e kemi marrë plotësisht atë përkushtim nga pala kosovare, por pajtohemi me Kosovën për shumë prej standardeve demokratike që ata do të dëshironin t'i zbatonin. Dhe ne pajtohemi me Kosovën se ata që sulmojnë gazetarët, Policinë e Kosovës dhe trupat e KFOR-it duhet të ndëshkohen, por ne ende dëshirojmë të shohim një harmonizim më të madh të planit të lehtësimit evropian.” - tha Esobar.

Lajme të ngjashme