Escobar nesër në Kosovë, takohet sërish edhe me liderët e opozitës
I dërguari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nesër do të vizitojë Kosovën.
Ai pritet të takohet me udhëheqësit institucionalë, por edhe kësaj radhe do të ketë takim me liderët e opozitës.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetës Nacionale nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kanë bërë të ditur se Escobar do të takohet me Ramush Haradinajn.
Nacionale ka pyetur edhe zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se do të interesohet për këtë çështje, dhe do të jap detaje ndërkohë.
Escobar herën e fundit kishte qenë në Kosovë më 24 gusht. Ai kishte pritur në darkë edhe liderët e opozitës.
Aso kohe temat kryesore ishin marrëveshja me Serbinë për letërnjoftime dhe gjithashtu target që vazhdojnë të jenë temë aktuale.