Escobar: Kosova, aleate e mike shumë e mirë, erdha që ta thellojmë bashkëpunimin - NACIONALE

Escobar: Kosova, aleate e mike shumë e mirë, erdha që ta thellojmë bashkëpunimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, Presidenja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas këtij takimi, emisari Escobar në një konferencë u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është që të thellohet bashkëpunimi me Kosovën, pasi, sipas tij, ky bashkëpunim nuk është vetëm në interes të përbashkët, por edhe në vlera të përbashkëta.

Qëllimi i vizitës sime vërtet është t'i shikojmë rrugët për ta thelluar bashkëpunimin me një aleate shumë, shumë të mirë dhe një mike të afërt të ShBA-së. Është një miqësi që bazohet jo vetëm në interes të përbashkët, por edhe në vlera të përbashkëta”, tha Escobar-i në konferencë me Osmanin.

Lajme të ngjashme