Escobar e Lajçak i shkojnë Kurtit në zyrë në orën 15:00 - NACIONALE

Escobar e Lajçak i shkojnë Kurtit në zyrë në orën 15:00

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të takohet me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me emisarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit, Kurti me Escobar dhe Lajçak takohet në Zyrën e Kryeministrit me fillim në ora 15:00.

Mediat në këtë takim mund të marrin vetëm pamje.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:00
”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Takimet e Escobar dhe Lajçak me palën kosovare po bëhen pak ditë pas takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel për gjetjen e një marrëveshje për targa dhe dokumente të identifikimit.

Lajme të ngjashme