Escobar dhe Lajçak të parin takojnë Petkoviqin në Beograd
I dërguari i posaçëm i SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, kanë mbërritur në Beograd, ku janë takuar me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Në këtë takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Pas këtij takimi, të dy emisarët do të takohen dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Të mërkurën, dy emisarët u takuan në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me përfaqësues të opozitës.