Escobar: Askush nuk duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave
Gabriel Escobar, përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, pas takimit me krerët e institucioneve në Prishtinë dhe Beograd, shprehu besimin se nuk do të ketë konfrontim në veri të Kosovës.
Askush nuk duhet të vritet apo lëndohet për shkak të targës së automjetit, ka deklaruar ai në një intervistë për median serbe N1.
Escobar u përgjigj: "Shpresoj që jo", kur u pyet nëse kishte mundësi që konflikti të përshkallëzohej në shtator apo ditët në vijim kur qeveria e Kosovës shpreson të arrijë reciprocitet me Serbinë për problemin e targave dhe dokumenteve të automjeteve.
I pyetur nëse ekziston rrezik që konflikti të përkeqësohet në shtator apo në ditët në vijim kur qeveria e Kosovës pret të zbatojë reciprocitetin me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, Escobar u shpreh se shpreson se kjo nuk do të ndodhë.
"Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush nuk duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave. Por, pavarësisht se për çfarë shpresojmë, ne jemi duke punuar në të njëjtën kohë për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe në pjesën tjetër të rajonit. KFOR-i është prezent, EULEX-i është prezent, kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me të dyja qeveritë dhe po mundohemi t'i zgjidhim të gjitha çështjet e kontestuara, para se të krijohet një situatë që mund të eskalojë në konflikt. Dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.